A ju kujtohet, Anita ishte pjesë e këtij klipi shqiptar

08:36 | 15 March 2019

Vite më parë, Anita Haradinaj ishte pjesë e këtij klipi shqiptar.

Përveç se për këngët e tyre ikonike, ata do t’i mbajmë në mend edhe për klipe të jashtëzakonshme të kohës.

Artistët shqiptarë Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, janë dy emra që nuk mund t’i tejkalojë as koha për punën që kanë bërë ndër vite në muzikë.

Në një nga klipet e këngëtares Aida Baraku, shfaqet moderatorja e njohur e lajmeve, Anita Haradinaj.

Aso kohe ajo punonte në KTV dhe jo në Radiotelevizionin e Kosovës, ndërsa videoja është e fillim viteve 2000 dhe është e këngës “Si Titanik” nga Aida Baraku.

Komento: