Seriali vendor “Familja Moderne”, ishte një nga serialët më të pëlqyer për publikun kosovarë.
Ky seria edne kujtohet nga publiku.
Aktorët e njohur, Dibran Tahirin dhe Myrvete Kurtishin i njohim për role të ndryshme në teatër e projekte kinematografike.
Por, nga të gjitha moshat dyshja u njohën edhe për rolet e tyre të “Dritës” e “Dinit” në serialin vendor “Familja moderne”.
Në rolet e tyre te ky serial, dyshja te publiku çdo të diele janë shfaqur si prindër, të cilët ballafaqohen me probleme të ndryshme brenda familjes së tyre. E si duket nostalgji për kohën e serialit, së fundmi ka pasur Dibrani, i cili ka publikuar një fotografi sa ishte në rolin e “Dinit” së bashku me “Dritën.
“Na ishte njëherë…”, është mbishkrimi që ai e la poshtë fotografisë së publikuar.
Edhe pse ka kohë që “Familja Moderne” ka përfunduar, në kujtesën e të gjithëve ende kanë mbetur rolet e aktorëve, të cilët luajtën në mënyrë profesionale rolet e tyre.