A ju kujtohet “Himena”? Kaq vite ka mbushur ajo

08:35 | 13 Gusht 2019

“Himena” tani afër të 40-ave.

“Pasionet e Fshehta”, është një prej serialeve latino- amerikane që ka thyer rekordet e shikueshmërisë. Ata që e shikuan këtë serial ende i mbajn në mend tre vëllezërit Rejes dhe tri motrat Elizondo.
Ky serial është realizuar para më shumë se 17 vjetëve, por, që ngjarja që është zhvilluar aty ende është e freskët për shikuesit, shkruan rtv21.tv. Për publikun kosovar seriali u shfaq edhe përmes ekranit të RTV 21.

Njëra prej aktorëve kryesore në telenovelë, Paola Rey, e cila i ka dhënë jetë personazhit të “Himenës”, e bukur dhe tërheqëse duket edhe sot afër të 40-tave.

Aktorja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon fotografi nga jeta e saj profesionale dhe personale. Ajo tani është e martuar me aktorin, Juan Carlos Vargas të cilët së bashku kanë dy djemë. Më poshtë shihni disa imazhe nga përditshmëria e Paolasë.

Komento: