A ju kujtohet hiti i Ismet Bexhetit “Mirë se vjen o vlla”?

11:58 | 12 Dhjetor 2019

Kush e kujton hitin e Ismet Bexhetit “Mirë se vjen o vlla”?

Këngëtari i mirënjohur Ismet Bexheti hyn në listën e artistëve që kontribuan në forma të ndryshme për vendin.

Nëpërmjet zërit e këngës ai ndikoi duke nxitur atdhedashurinë e këmbënguljen për Liri e Pavarësi, shkruan Kosovarja.
Ndërkohë që pas luftës nuk u ndal të këndoj për ata që dhanë më të shtrenjtën për liri.

Këngët e tij kanë qenë gjithmonë hite të kohës, ndërkohë që edhe sot kujtohen me nostalgji të madhe.

Ndër to është edhe kënga “Mirë se vjen o vlla”, një tekst ky përmes të cilit iu bën thirrje të gjithë vëllëzërve nga trojet shqiptare ti dalin zot vendit.

E për ata që e përjetuan këtë ndjenjë në atë kohë. kjo këngë i rikthen kujtimet dhe ngjallë emocionet.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtarit është dueti me reperin Gold Ag, këngë kjo e cila mban titullin ‘Prej Tropoje’ dhe i kushtohet heroit, Tahir Sinani.

Ndryshe këngëtari Ismet Behgjeti ka lindur në Kumanovë, por ka shumë vite që jeton në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka dy djem dhe një vajzë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=2K8BRGN6WHQ&feature=emb_logo

Komento: