Rangnick mohon se ka arritur marrëveshje me Milanin.
Ishte raportuar se Rangnick është pajtuar me kushtet dhe se do të marrë drejtimin e Milanit për sezonin e ardhshëm, derisa bisedimet i kishte nisur Boban para largimit në mars.
Por, ish bosi i RB Leipzig ka mohuar gjithçka.
“Nuk ka asgjë lidhur me këtë”, tha ai për MDR.
“Një kohë ka pasur disa fjalë, por një deklaratë e tillë (që ka arritur marrëveshje me Milanin) nuk korrespondon me realitetin”.
Aktualisht, Stefano Pioli është trajner i Milanit, por nuk ka arritur të rikthejë shtatë herë kampionët e Evropës.