Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj thonë që s’kanë informacion për ndonjë draft-marrëveshje nga Berlini.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me disa bashkatdhetarë në Berlin, i janë adresuar medieve vendore.
Ata kanë thënë se Kosova në Samitin e Berlinit do të paraqitet me qëndrimet e veta.
Ndërkaq lidhur me pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare e cila u raportua në medie duke u bazuar në një draft nga konkluzioni nga Samiti i Berlinit, të dy krerët shtetërorë thanë se atyre nuk u është prezantuar diçka e tillë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova i ka qëndrimet e veta dhe sonte do të jenë në nivel të përgjegjësisë.
“Nuk ka ndonjë draft ose dokument ose ndonjë marrëveshje as të dakorduar e as të informuar paraprakisht por ajo cka është me rëndësi që e kemi thënë çdo herë është se Kosova i ka qëndrimet e veta, besoj që edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha ai.
Ndërkaq presidenti Hashim Thaçi, theksoi se nuk do të ketë dialog pa SHBA-në, derisa përsëriti qëndrimin e tij për bashkimin e Kosovës me Luginën.
“Nuk ka dialog dhe negociata pa SHBA-në, Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Preshevë Medvegjë , Bujanovc krejt me qene një Kosovë, krejt mirë ka me u bë”,