A ka ende rrezik nga termocentralet bërthamore në Ukrainë?

11:33 | 11 March 2022

A ka rrezik nga termocentralet bërthamore në Ukrainë?

Të gjitha termocentralet bërthamore të Ukrainës janë duke funksionuar në mënyrë stabile dhe nivelet e rrezatimit në vend mbeten të pandryshuara, ka thënë operatori shtetëror i vendit.

Por, Energoatom paralajmëroi se stafi në uzinën e Zaporizhzhia, i cili u kap nga trupat ruse javën e kaluar, tani po përballet me presion psikologjik nga forcat e Moskës, i cili ndikon negativisht në punën e tyre dhe “rrezikon sigurinë bërthamore dhe rrezatuese”.

“Punonjësit e stacionit janë nën presion të fortë psikologjik nga pushtuesit, i gjithë personeli pas mbërrijnë në stacion kontrollohet me kujdes nga terroristët e armatosur”, tha kompania.

Derisa ditë më parë, ndërprerja e rrymës në një termocentral shkaktoi frikë për përhapje të rrezatimit, por Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e mohoi se mund të ndodhë kjo për shkak të mungesës së rrymës.

Komento: