A ka kundështi në LVV-së për koalicionin me PDK-në? Haxhiu: Unë dhe Glauku s’e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin

14:03 | 24 Dhjetor 2020

Koalicioni i mundshëm me PDK-në, Haxhiu: Unë dhe Glauku s’e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin.
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë një sqarim rreth qëndrimit të saj dhe Glauk Konjufcës rreth mundësisë për një koalicion me partitë tjera, veçanërisht me PDK-në.
“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëzivja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra”, është shprehur Haxhiu, transmeton Klan Kosova.

“Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes”.

Ditët e fundit Haxhiu ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes që të bashkëpunojë me subjekte si PDK dhe LDK.

Por Konjufca, është shprehur se nuk e kanë në preferencë ndonjë marrëveshje me PDK-në, por që mundësia për bashkëpunim nuk është e përjashtuar

Komento: