Milan është në prag të nënshkrimit të mbrojtësit Leo Duarte nga Flamengo për 11 milionë euro,, pasi ai ishte lidhur me Romët.
Sipas Il Tempo, qendërmbrojtësi 23-vjeçar është shumë afër sigurimit të transferimit në San Siro, përcjell ORAinfo.
Ai kishte qenë gjithashtu në radarët e Romëvs në javët e fundit, por duket sikur Milani do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje.
Besohet se Rossonerët do të paguajnë rreth 11 milionë euro për produktin brazilian të Akademisë Rinore Flamengo.
Duarte ka luajtur 60 ndeshje konkurruese për Flamengon, duke shënuar dy gola dhe duke marrë 10 kartona të verdhë. /ORAinfo/