A ka lidhje Varaga me Banjskën? Kjo është përgjigja e ambasadorit Hovenier

21:08 | 10 Dhjetor 2024
a-ka-lidhje-varaga-me-banjsken?-kjo-eshte-pergjigja-e-ambasadorit-hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë një intervistë në emisionin Contex të televizionit ATV, ka komentuar situatën aktuale në vend, duke theksuar se hetimet për incidentet e fundit janë ende në fazat e para.

 ‘’Momentalisht, nuk jam në dijeni sepse hetimet ende janë në fazë shumë të hershme’’ tha ai, shkruan FrontOnline.

Ai shtoi se është e parakohshme të spekulohet rreth shkakut ose pasojave të ngjarjeve.

‘’Nuk është ide e mirë të spekulosh për këtë’’ u shpreh ambasadori Hovenier.

Hovenier theksoi se këto incidente paraqesin një kërcënim serioz dhe të papranueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës, duke i dhënë rëndësi faktit që siguria e qytetarëve është një çështje e rëndësishme për të gjitha palët.

‘’Do të thosha se të dy incidentet paraqesin një kërcënim të papranueshëm për popullin e Kosovës, për Republikën e Kosovës’’ tha ai./FrontOnline/

Komento: