A ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, e tregon vet Haradinaj

22:14 | 19 December 2018

Gjykata Speciale tashmë ka filluar me intervistimet e para.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për këtë gjykatë.

Haradinaj ka thënë se nuk e di ende nëse do të jetë pjesë e thirrjeve që po i banë kjo gjykatë.

“ Mendja ma thotë që nuk do të jem pjesë e kësaj gjykate. Por edhe nëse marr ftesë nuk e kam problem.

As syri nuk me lëvizë për këtë punë. Ne do të dalim të pastër. Do ta përfundojmë edhe ketë punë me sukses”.

Haradinaj ka treguar se deri më tash nuk ka marrë ndonjë thirrje apo ftesë nga gjykata.

“ Deri më tash nuk më ka ftuar ashkash. Nuk jam kontaktuar nga askush. Pra nuk kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale”.

Komento: