A ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, përgjigjet Rexhep Selimi

23:57 | 04 January 2019

Gjykata Speciale ka filluar me disa intervistime.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ftesat që po çon Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK’së.

Selimi, gjatë paraqitjes se tij të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka treguar se deri tash nuk ka marrë ftesë nga Gjykata.

“Ende nuk kam marrë ftesë nga Gjykata. Po them ende sepse nuk i dihet”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se lufta e UÇK’së ishte e pasur.

“ Ne nuk jemi të fëlliqur. Nuk kemi pse të pastrohemi. Pse duhet një Gjykatë të merret me luftën e UCK’së”, ka thënë Selmi.

Deputeti Selimi, e ka quajtur të padrejtë këtë proces dhe votimin në Kuvend për themelimin e kësaj gjykate e ka vlerësuar të dëmshëm.

Komento: