A ka marrë ftesë Rexhep Selimi nga Specialja? Përgjigjet deputeti

19:12 | 13 December 2018

Gjykata Speciale ka filluar t’i dorëzojë ftesat e para për të dyshuarit.

Deputet i LVV-së, Rexhep Selimi tha se deri me sot nuk ka marrë një ftesë të tillë dhe ka deklaruar se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

“Jo, nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale, nëse një e tillë me vije do ta bëjë publike”, ka deklaruar Selimi në televizionin publik.

Deputeti Selimi, e ka quajtur të padrejtë këtë proces dhe votimin në Kuvend për themelimin e kësaj gjykate e ka vlerësuar të dëmshëm.

Rexhep Selimi ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës që pritet të votohet nesër, duke thënë se është një ditë e madhe dhe se LVV-ja do të jetë në Kuvend për ti votuar ligjet.
Selimi tha se nuk ka nevojë për një spektakël rreth formimit të ushtrisë, ashtu si po bënë Presidenti i vendit.

“Nuk ka nevojë për këso lloj gare. Ajo që do të ndodhë nesër është e shume e mirë, shumë e rëndësishme, por jo gjithçka. FSK duhet të shndërrohet në forcë ushtarake edhe atë me ndryshime Kushtetuese”, tha Selimi.

Sa i përket reagimit ndërkombëtar rreth formimit të ushtrisë, Selimi thotë se janë tri lloj reagimesh, si ai i Serbisë. “Ajo nuk ka problem veç ushtrinë e Kosovës, problem për Serbinë është Kosova, pavarësia e saj, ekzistenca e Kosovës si shtet”, tha ai.

Reagim tjetër, sipas tij, është ai i NATO-s, që nuk është për tu çuditur, sepse aty ka disa shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, siç është Spanja. Dhe reagimi i SHBA-së e cila po na mbështetë fuqishëm. Ushtria e Kosovës sipas tij është në partneritet më SHBA-të.

Komento: