A ka mundësi të rrëzohet Qeveria Haradinaj, flet Pal Lekaj

16:13 | 10 Mars 2019

Opozita po vazhdon të përmend mundësinë e rrëzimit të Qeverisë aktuale të Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj iu ka bërë thirrje të njëjtëve që t’i lënë anash kërcënimet.

Postimi i plotë:

Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëhere pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

Prandaj, unë u bëjë thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet.

Komento: