A ka nisur heqja e barrikadave, vjen lajmi i fundit nga Veriu i Kosovës

21:01 | 28 Dhjetor 2022

Gjendja aktuale në veri, ende asnjë lëvizje për heqjen e barrikadave

Pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit të arrestuar, Dejan Pantiq, u raportua se serbët do të heqin barrikadat e vendosura në shenjë proteste për arrestimin e tij nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, në veri të vendit ende nuk ka asnjë lëvizje për heqjen e tyre.

Gazetari i T7, Unitet Berisha, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, i cili tha se gjendja në barrikadën e vendosur në Rudarë është e njëjtë.

Protestues serbë, që kanë qëndruar vazhdimisht në këtë vend, janë në pritje të kreut të Listës Srpska, Goran Rakiq, për t’ua kumtuar vendimin pas takimit që ka pasë në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në vendngjarje janë dy autoblinda të KFOR-it, derisa dy vetura të EULEX’it kishin shkuar atje, por s’kanë qëndruar gjatë.

Komento: