A ka nisur mësimi sot, ja lajmi i fundit nga SBASHK-u

08:09 | 28 Janar 2019

Greva në arsim hyn në ditën e njëmbëdhjetë.

Mësimdhënësit në Kosovë edhe këtë javë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave.

Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për plotësimin e kërkesës së plotë të tyre.

“Greva do të vazhdojë. Ne jemi optimist se komisioni parlamentar për administratë duke punuar dhe duke parë situatën, do të veprojnë si duhet, ose do ta realizojnë kërkesën tonë, ose do ta tërhiqnin ligjin, që pastaj të punohet në të me koka të ftohta”, tha Jashari.

Më shumë se 350 mijë nxënës të institucioneve të arsimit para-universitar dhe rreth 110 mijë studentë në Kosovë po hyjnë në javën e tretë të mosvijimit të procesit mësimor si rrjedhojë e grevës së mësimdhënësve.

Komento: