A ka të vdekur kosovarë nga sulmi në Zelandë të Re, ky është njoftimi nga MPJ

10:54 | 15 March 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në Zelandën e Re.

Rreth pesëdhjetë persona kanë mbetur pa shenja jete nga një sulmi terr.orist në Zelandën e Re.

Por deri me tani ende nuk është bërë e ditur se në mes të tyre a është ndonjë kosovar.

Në një përgjigje për Gazetën Express, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se janë në kontakte të vazhdueshme me ambasadën atje, mirëpo, deri më tani nuk kanë asnjë lajm nëse ndodnjë kosovarë është viktimë.

“Nuk ka ndonjë konfirmim për ndonjë qytetar të Kosovës që ka vdekur megjithëse ne jemi në kontakte të vazhdueshme”, kanë bërë të ditur nga MPJ.

Deri më tani nga sulmi terr.orist që ka ndodhur në Zelandën e Re numri i të vdekurve ka arritur në 49.

41 prej tyre u privuan nga jeta në xhaminë e Deans Avenue, derisa tetë të tjerët në një xhami tjetër.

Komento: