A ka vdekur edhe gruaja e Kobe Brayant? Zbulohet e vërteta

10:38 | 05 Shkurt 2020

Spekulimet se Vanessa Bryant i ka dhënë fund jetës dalin të jenë të pavërteta.

Raportimet se gruaja e Kobe Bryant, Vanessa e ka privuar vetën nga jeta pas aksidentit tragjik të burrit dhe vajzës së saj, Gianna, janë lajme të rreme.

Lajmi fillimisht ishte publikuar në Youtube dhe në një blog duke u përhapur shpejtë edhe në rrjetet sociale.

Mirëpo, faqja e kontrollimit të fakteve, Snopes ka reaguar pas lajmit duke e quajtur thashethem të pamëshirshëm.

Lajmi i rremë ishte montuar si prodhim nga BBC, Fox Neës dhe Today Shoë, transmeton lajmi.

Vanessa ka publikuar një falënderim për mbështetjen pas humbjeve të rënda derisa ka bërë thirrje që të qëndrohet sa më pranë të dashurve tuaj.

Komento: