A keni bërë plane, ky është parashikimi i motit për sot

08:09 | 14 Nëntor 2020

Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme?

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IHM’ja parashikon që e shtuna të jetë me mot të vranët dhe interval me diell.

Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

“Dita e shtune parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Komento: