“A keni dalë sot a jo?”, Komuna e Gjilanit sqarohet për deklaratën e çuditshme

18:50 | 28 Korrik 2021

Sot Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Gjilan e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në këtë qytet, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja.

Lidhur me këtë deklaratë, Komuna e Gjilanit, ka thënë se “informata e sotme ka qenë citim nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në frymën e asaj që të kemi më shumë kujdes për veten dhe sidomos për mërgimtarët, duke ditur kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për ne dhe meqë, përveç tjerash, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”.

Tutje, Zyra për Informim në këtë komunë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë shaka duke thënë se “A keni dalë sot a jo?”.

“Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Komento: