Ministria e Bujqësisë ka qenë më e komentuara ditët e fundit, pasi që u raportua se kjo Ministri ka dhënë grante në vlerë prej 100 mijë euro për vëllain e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, po aq edhe për dajën e kësaj të fundit dhe 100 mijë euro të tjera për këshilltarin e ministrit Faton Peci, Naim Huruglica.
Por, kjo siç duket nuk po përfundon më kaq. Tashmë ka filluar t’i lakohet emri në rrjete sociale edhe zv/kryeministrit Besnik Bislimi, duke aluduar se edhe ky i fundit ka përfituar grant nga kjo Ministri.
FrontOnline ka kontaktuar nëpërmjet telefonit edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për ta pyetur rreth këtij aludimi, por ai pasi ka dëgjuar pyetjen, nuk ka dhënë përgjigje rreth kësaj çështje.
‘’Nuk mundëm, faleminderit’’, ishte deklarata e shkurtër e Bislmit për FrontOnline.