“A kishe pëlqim për Atillën?” – Rovena thyen heshtjen

16:34 | 01 December 2024

Disa nga banorët e shtëpisë Big Brother Vip Kosova, e kanë pyetur Rovenën nëse ajo kishte pëlqim për Atillën.

Gjesti fillon i pari duke e pyetur: “Rovenë më duket se ti ke pasur pëlqim për dikë, këtu brenda, s’na ke tregu kurrë.

Pastaj banorët e tjerë i luten këngëtares që të tregojë.

“Kallëzona se na ke lënë pikë, edhe ne të gjithë kemi treguar se kush na ka pëlqyer”.

Rovena: Unë atë ditë e kam bërë me kast, që pastaj të flitet se kush është personi. Kur kam ardhur në fillim, ju kam parë të gjithëve djem të bukur, por më të rinj se unë.

Driloni: Atilla? A ke pasur pëlqim për Atillën? Sepse kështu kanë thënë.

Rovena: Kanë dashur të ma bëjnë si komplot, punën e Atillës. Sepse unë Atillën nuk e njoh.

Ajo shprehet se i ka pëlqyer nga pamja, por jo diçka më shumë sepse nuk e njihte.

“Kam folur, dy, tre muhabete, nuk e njeh njeriun ashtu. Nuk jam në atë moshë që të pëlqej dikë vetëm nga pamja”, u shpreh ajo.

Komento: