Sot, në katër komunat në veri të Kosovës janë zhvilluar zgjedhje.
Nga Prokuroria Speciale është bërë e ditur se procesi i sotëm zgjedhor në katër komunat veriore është zhvilluar pa asnjë incident.
Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula ka njoftuar njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit, transmeton Indeksonline.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin për media.