A kishte ofertë nga Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon Behgjet Pacolli

22:26 | 22 Janar 2021

Pacolli tregon nëse kishte ofertë nga Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit.

I pari i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se nuk ka marrë ofertë nga VV për bashkëpunim para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Në këto zgjedhje jo”, tha Pacolli.

Pacolli i cili është kandidat për deputet në listën e LDK’së ka folur për raportet mes AKR’së dhe VV’së në të kaluarën.

“Në zgjedhjet e parafundit intensivisht kemi punuar mbi gjashtë muaj në harmonizimin e programit dhe nuk patëm fat për shkak të divergjencave nuk kemi shkuar më tutje”, tha Pacolli

Komento: