A mori Haradinaj vendime jo të mira për Kosovën në shtëpinë e Radojçiqit?- Flet Thaçi

19:35 | 16 May 2019

Thaçi aludon se Haradinaj në shtëpinë e Radojçiqit me zyrtarë serbë morën vendime jo të mira për Kosovën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se ai është në dijeni që krerë institucionalë, duke aluduar në kryeministrin Haradinaj, kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radojçiqit, ku prezentë ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Thaçi tha se Radojiçiqin ia kishin sjellë në zyrë partnerët e koalicionit, por që me të marrë vesh se kush është, e kishte mbyllur takimin.

Presidenti foli edhe për taksën, idenë për korrigjim të kufijve dhe procesin e liberalizimit.

Rubikonin e plotë mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00.

Komento: