Njëri prej fëmijëve në foto sot këngëtar i njohur.
Kujtimet nga koha e shkuar më së miri ruhen në fotografi të shtypura.
Fotografitë që kujtohen më me mall zakonisht janë ato të fëmijërisë. Një imazh nga fëmijëria së fundmi publike e ka bërë këngëtari i njohur, Besart Halimi i cili tani është një ndër këngëtarët më të pëlqyer për publikun.
Në fakt këtë fotografi Besarti e ka ripostuar në llogarinë e tij, të publikuar nga dikush tjetër.
Fotografia është realizuar në vitin 1993.
“Merrma Ti Zemrën”, titullohet projekti i fundit i Besartit të cilin e solli në bashkëpunim me Buraku & Famën, ky edhe është projekti i vetëm i Besartit në vitin 2019.