A mund të përfundojë procesi i dialogut pa Amerikën, ja ҫfarë thotë Hoxhaj

22:12 | 11 January 2019

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se ekipi negociator për bisedime me Serbinë edhe më herët ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen në procesin e dialogut mes dy shteteve.

I pyetur se a do të mund të kryhet ky proces pa ndërhyrjen e Amerikës, zv/kryeministri Enver Hoxhaj tha se nuk janë të interesuar për një gjë të tillë.

Ai shtoi se Amerika edhe në raste tjera ka pasur partnerë evropianë të cilët në bashkëkoordinim i kanë shtyrë proceset përpara.

Komento: