A mund të transmetohet koronavirusi nëpërmjet mushkonjave, ky është studimi i ri

16:47 | 13 April 2020

A mund të transmetohet koronavirusi nëpërmjet mushkonjave?

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat, duke parë parasysh vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullon në internet.

Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet Tëitterit më 8 mars kishte shkruar se koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, meqë është virus respirator, rapoton Le Parisien.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme, siç bën me dije mediumi fancez, t’ua rikujtojë qytetarëve se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat.

“Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në cicërimën e llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter.

Komento: