A ndihet si nuse shqiptare, gruaja e Lorik Canës befason me përgjigjen

10:38 | 19 March 2019

Monika së fundi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Bashkëshortja e Lorik Canës ka befasuar me përgjigjen kur u pyet se a e kishte paramenduar ndonjëherë veten si nuse shqiptare.

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë çift shumë i komentuar në publik, shkruan lajmi.net.

Monika së fundi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, të cilët e pyesnin për çkado që ishin kureshtar.

Një prej tyre i shkruan “E kishe menduar ndonjehere qe mund te ishe nje nuse shqiptare??”.

Monika ka befasuar kur u përgjigj në gjuhën shqipe me “Nje nuse eshte e njejte ne te gjitha kombesite”.

Komento: