A ndikoi taksa negativisht apo pozitivisht në ekonominë e Kosovës?

23:22 | 24 Gusht 2019

Çështja e taksës kundër Serbisë vazhdon edhe sot e kësaj dite të komentohet.

Këshilltari për çështje ekonomike i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut, i cili kishte deklaruar se taksa ka pasur ndikim negative në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Viti 2019 ka qenë bashkërisht me vitin 2018, vitet më fatale për zhvillim ekonomik. Ju po e shihni në çfarë trendi janë investimet e huaja direkte, çfarë trendi dhe niveli është imazhi i Kosovës” kishte deklaruar Gërxhaliu.

Ndërsa në anën tjetër, Belegu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza drejt Gërxhaliut, duke e konsideruar si person që të arritur se sheh faktin që ka organizuar panaire me prodhime të Serbisë, shkruan Express.

“Njeriu që ka organizuar panairin me prodhime serbe në Prishtinë si të ” arriturën “ e tij të fundit në postin e Kryetarit të OEK ka “goditur” punën e qeverisë së Kosovës dhe i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë vlerēsime paushalle” shkroi Belegu.

Ai ndër tjera ka shkruar se cilat janë efektet pozitive të taksës, duke numëruar shumë kompani të cilat e kanë rritur prodhimin, punësimin dhe pagat.

Shkrimi i plotë:

Njeriu që ka organizur panairin me prodhime serbe në Prishtinë si të ” arriturën “ e tij të fundit në postin e Kryetarit të OEK ka “goditur” punën e qeverisë së Kosovës dhe i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë vlerēsime paushalle!

Ja disa te dhëna nga studimi i Odës Ekonomike të Kosovës që flasin për efektet e taksës me fakte:

– “Efektet pozitive të taksës janë manifestuar në rritje të shitjeve të produkteve vendore, rritje të prodhimtarisë, rritje në punësim (sidomos në sektorin e prodhimit), rritje të kapaciteteve prodhuese, rritje të vetëdijës së konsumatorëve për konsumimin e produkteve vendore, zëvendësimin e një përqindje të konsiderueshme të produkteve të Serbisë dhe Bosnjës me produkte vendore, planifikime nga kompanitë për të prodhuar produkte të reja në mënyrë që të zëvendësojnë produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe të plotësojnë zbrazëtirat e krijuara në treg nga mungesa e produkteve të këtyre dy shteteve.

Rreth 53% e kompanive të anketuara kanë potencuar se është rritur prodhimi i produkteve. “

Ja dhe ca raste konkrete:

Liri – Prizren – tash punon ne tre ndërrime (nga një para taksës), prodhimi është trefishuar;

Fluidi – Gjilan – ka trefishuar shitjen e vajit ushqimor duke shtuar punësim poashtu…

Vipa Chips – Vushtrri – vetëm në pesë muajt e parë të 2019 mbi 1milion rritje të shitjes në krahasim me kohën e njejtë para taksës, nuk po gjen punëtorë për të punuar sepse do të rritej edhe më shumë.

Në të trija rastet janë rritur pagat e të punësuarëve.

Do të thotë, me fakte është rritur prodhimi vendor, është rritur numri i të punësuarve, janë rritur pagat dhe ështe rritur edhe eksporti.

Nëse nuk më beson le të shkon zotëriu në Pestovë, afër e ka le të pyet! E nëse z.Gërxhaliu e qan Pllazma keksin, Vajin Diamant apo chipsin serb atëhere po e informoj që ato mundet me shku me i ble në Serbi tek miku i tij i cili edhe ka kërkuar më shumë “njerëz si Safeti” dhe t’i sjell në bagazh të makinës për përdorim privat.

Për temat tjera të cilat i ka “vlerësuar” as nuk meriton përgjigjje ngase janë tërësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme, sikurse edhe këto që janë demantuar me fakte më lartë!

Komento: