A ndikojnë në cikël menstrual, vaksinat kundër COVID-it?!

11:07 | 25 June 2021

Pothuajse 4 mijë gra kanë përjetuar cikël më të rëndë menstrual sesa zakonisht, ose kanë vërejtur ndryshime të tjera në cikël, pasi kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

2 mijë e 734 raporte të ndryshimeve menstruale kanë ardhur pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, ndërkaq 1 mijë e 158 raporte të tjera erdhën pasi morën vaksinën Pfizer dhe 66 ishin të lidhura me vaksinën Moderna, shkruan mirror.co.uk, përcjell Klankosova.tv

Thuhet se këto ndryshime menstruale kanë prekur kryesisht gratë midis moshës 30 dhe 49 vjeçare.

Ndryshimet në ciklin menstrual aktualisht nuk renditen si efekt anësor i mundshëm pas vaksinimit.

Mendohet se çdo ndryshim në ciklin menstrual të një gruaje pas marrjes së vaksinës lidhet me përgjigjen e sistemit imunitar të trupit.

Këto ndryshime thuhet se nuk janë shqetësuese dhe do të jenë të përkohshme vetëm për ato që i përjetojnë ato.

Shumë shkencëtarë besojnë se është thjesht e rastësishme që gratë po përjetojnë këto ndryshime pas marrjes së vaksinave kundër COVID-it.

”Provat aktuale nuk sugjerojnë një rritje të rrezikut të çrregullimeve menstruale ose gjakderdhjes së papritur vagjinale pas vaksinave. Numri i raporteve të çrregullimeve menstruale dhe gjakderdhjes vagjinale është i ulët në lidhje me numrin e femrave që kanë marrë vaksina COVID-19 deri më sot”, ka thënë MHRA-ja.

Nga Agjencia Rregullative të Barnave dhe Shëndetit (MHRA) kanë thënë se ata do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër raportet e çrregullimeve menstruale dhe gjakderdhjes vagjinale me vaksinat COVID-19.

Komento: