A pati LDK takim me Kurtin? Visar Azemi: Nuk bëjmë marrëveshje me VV-në

21:38 | 02 April 2025
a-pati-ldk-takim-me-kurtin?-visar-azemi:-nuk-bejme-marreveshje-me-vv-ne

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “LDK nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Ai pohoi se me partinë e Kurtit janë “tejkaluar të gjitha mirëbesimet”.

“Ashtu siç jemi deklaruar disa herë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje sepse janë tejkaluar të gjitha mirëbesimet”, tha Azemi në Pressing, transmeton Express.

I pyetur nëse LDK është kontaktuar nga Vetëvendosja, ai tha: “Ky është pozicion i LDK-së, ne jemi aty ku kemi qenë para dhe gjatë fushatës elektorale edhe pasi janë përfundu zgjedhjet që e kemi potencu qëndrimin e LDK-së karshi bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendsoje”, tha Azemi.

Komento:
loading