Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të grantit edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Grant? Ku? Kurrë se besoj?”, u shpreh Peci në ‘DPT te Fidani’ në Klan Kosova.
“Besnik Bislimi me apliku për grant? Nuk ka asnjë logjikë”, tha ai.
“Unë nuk i di as emrat e aplikuesve e as emrat e përfituesve”, theksoi Peci.
Lidhur me këtë, gjatë ditës, FrontOnline ka kontaktuar nëpërmjet telefonit edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për ta pyetur rreth këtij aludimi, por ai pasi ka dëgjuar pyetjen, nuk ka dhënë përgjigje rreth kësaj çështje.
‘’Nuk mundëm, faleminderit’’, ishte deklarata e shkurtër e Bislmit për FrontOnline.