Lëvizja Vetëvendosje po akuzohet nga ish-aktivistët e saj, tash anëtarë të Partisë Sociale Demokrate, se ka ndryshuar qasje e nuk po i mbanë kauzat për të cilat ka arritur në pushtet.
Sipas Teutë Rrustës, qeveritarët tash po e përdorin dhunën për t’i shtypur ata të cilët e kundërshtojnë, ndërkaq e konsideron qasjen e tyre më të rrezikshme për protesta se ato të partive tjera kur ishin në pushtet.
Kritika ka edhe për reagimin e qeverisë ku shfaqin shqetësimin për pamjet e dhunës në aktivitetin e PSD-së, të cilët gjatë së martës kundërshtuan taksën shtesë në regjistrimin e automjeteve.
Si Rrusta mendon edhe një ish-aktivist, i cili kishte marrë pjesë në protestën e 2007-së, ku mbetën të vrarë dy persona.
Për Naim Ramizin, që tash është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, policia nuk do reagonte në atë formë pa urdhër nga lart, ndërsa dallimi i LVV-së me qeverisjet e kaluara është për të keq, ngase sipas tij janë më brutal ndaj atyre që i kundërshtojnë, teksa i krahason me UNMIK-un.
Të dy këta thonë se dhuna nuk arsyetohet me mbrojtjen e objekteve publike, në shkatërrimin e së cilave kohë më parë më së shumti gisht kishte Vetëvendosja.
Për aktivitetin e së premtes, si pasojë e dhunës së përdorur është suspenduar mbikëqyrësi i veprimeve policore.