A po i pret zhvillimet në LDK për të rinisur bisedimet? Kurti iu shmanget gazetarëve

11:40 | 22 Korrik 2026
a-po-i-pret-zhvillimet-ne-ldk-per-te-rinisur-bisedimet?-kurti-iu-shmanget-gazetareve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përsëri ka shmangur pyetjet e mediave rreth diskutimeve për çështjen e presidentit.

Kurti është pyetur nëse zhvillimet e brendshme në LDK, përfshirë thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, janë pjesë e pritjes së tij përpara se të nisë diskutimet politike për formimin e institucioneve, por nuk ka dhënë përgjigje.

LDK-ja ditëve të fundit është përfshirë në një proces të brendshëm pas kërkesës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm për largimin e kryetarit Lumir Abdixhiku./Gazeta10

Komento: