A po kontrabandën mallrat serbe? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A po kontrabandën mallrat serbe?

23:01 | 15 Prill 2019

Nga Ministria e Tregtisë thonë se s’ka kontrabandë të mallrave serbe

Durim Limaj, shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë parimet për vendosjen e taksës kanë qenë ekonomike, për shkak të barrierave që këto dy vende i kanë vendosur Kosovës.

Limaj ka thënë se qytetarët janë vetëdijesuar pas tarifës ndaj produkteve serbe dhe numri i këtyre produkteve është shumë simbolik në raftet e dyqaneve në Kosovë.

“Vendosja e flamujve ka ndikuar shumë te qytetarët dhe ata e kanë shumë të vështirë të blejnë produkte të Serbisë dhe të shkojnë e ta paguajnë në arkë”, ka thënë ai në “Përballje” në RTV Dukagjini.

Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se deri më tani ka vetëm aludime sa i përket kontrabandës së mallrave serbe.

“Pas përmendjes së kontrabandës, ministri Shala ka vendosur që të rrisë inspektimin se mos po ushtrohet kontrabandë. Deri më sot në bashkëpunim me Doganën dhe ATK janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën. Në bazë të këtyre rezultateve në asnjë rast nuk është evidentuar kontrabandë, pra produktet ose kanë dudat e rregullta doganore ose kanë paguar taksën 100%”.

“…Nuk ka raste të prekshme sa i përket kontrabandës të mallrave serbe. Përderisa nuk ka rezultuar me gjetje të kontrabandës, ato mund të jenë vetëm aludime”.

Limaj ka thënë se pas vendosjes së taksës, pala boshnjake ka pasur një reflektim pozitiv madje kanë kërkuar nga ne që të kemi mirëkuptim për shkak të konstalacionit politik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!