Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, ka folur për taksën 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.
Arifi nëpërmjet një postimi në Facebook, duke iu përgjigjur kritikave ka pranuar se ka kontrabandë por se sipas tij taksa po jep efekt, përcjell ORAinfo.
Ky është postimi i plotë:
Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se €50 miljon që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë. Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!! E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e “vocërr” e pak e sēmurë. E vërteta është se shteti Serb për momentin ka mbet pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh as nuk i respekton. Kosova spo paguan për tarifa. Kosova po respekton vetvehten. /ORAinfo/