A po kthehet Armend Rexhepagiqi? Tuna publikon fotografinë më të rrallë

19:05 | 11 December 2018

Armend Rexhepagiqi është një ndër kantautorët më të njohur shqiptarë për vite me radhë.

Ai ka shumë kohë që më nuk është aktiv në skenë e në projekte dhe kështu u bë shumë i munguar për publikun, shkruan ORAinfo.

Por edhe pse nuk ka qenë aktiv, këngët e tij nuk janë harruar asnjëherë e sidomos kënga ‘Dashurinë o ku e kam’, që ka mbetur përherë në kujtesën e publikut shqiptar.

E këto muajt e fundit është diskutuar shumë një rikthim të mundshëm të tij, por fotografia që e ka postuar sot këngëtarja e njohur Tuna, na ka bërë të kuptojmë se Armend Rexhepagiqi dhe Tuna po planifikojnë një duet të përbashkët.

Mbetet në ditët e ardhshme të kuptojmë se çka po planifikojnë ata të dy./ORAinfo/

Komento: