A po largohet Bale nga Real Madridi? Vjen lajmi i fundit

19:41 | 01 Korrik 2019

Duket se Real Madridi e do largimin e Gareth Bale.

Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale, ka përsëritur se uellsiani synon të qëndrojë në Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Ish-anësori i Tottenham Hotspur nuk u shfaq në asnjë nga tri ndeshjet e fundit të Los Blancos këtë sezon nën Zinedine Zidane.

“Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid dhe është gati të fillojë javën e ardhshme para-sezonin”, tha Barnett për ESPN.

“Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe është në dispozicion të Zidane”.

Bale është lidhur kohët e fundit me një lëvizje te Inter, ndërsa përgatitjet e para-sezonit të Realit nisin më 8 korrik.

Zidane ka thënë publikisht se nuk ka aspak nevojë për shërbimet e 29-vjeçarit edicionin e ri.

Komento: