A po largohet Bondsteel-i nga Kosova, jepet përgjigja përfundimtare

16:11 | 03 March 2019

Është përfolur që Bondsteeli do të largohet nga Kosova.

Udhëheqësi i bazës ushtarake Bondsteel’it në Kosovë, Roy Macaraeg ka thënë se vendimi për largimin e trupave amerikane nga Kosova merret nga niveli politik.

Por, ka thënë se pozicioni i Amerikës është sqaruar nga Ambasada në Prishtinë se misioni ushtarak i amerikanëve vazhdon në Kosovë.

“Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Macaraeg për tanjugun serb.

Ky zyrtar ushtarak ka mohuar mundësinë e krijimit të një baze të re ushtarake në Veri të Kosovës. Ka thënë se një e tillë ekziston atje dhe nuk ka nevojë për baza te reja.

“Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, Kampi “Notting Hill”, dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një bazë të re”, ka shtuar ai.

Deklaratat e ushtarakut amerikan kanë ardhur pas paralajmërimeve të disa liderëve politikë se Amerika mund të largohet nga Kosova dhe të mbyllë kampin Bondsteel për shkak se Kosova s’po e dëgjon kërkesën amerikane për heqjen e taksës.

Ramush Haradinaj ka thënë se amerikanët në Kosovë janë për interesa strategjike dhe nuk largohen për një problem ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Komento: