A po largohet Cutrone nga Milani? Vjen lajmi i fundit

11:13 | 24 Mars 2019

A po largohet Patrick Cutrones nga skuadra e Milanit.

Thuhej se Cutrone mund të largohet në drejtim të skuadrës së Torinos, apo edhe në Bundesliga tek Borussia Dortmund.

Megjithatë, duket se lojtari nuk po planifikon të shkoj askund, të paktën sipas fjalëve të Branchini.

“Patrick e di shumë mirë se ky është një sezon që shërben për tu rritur. Kompeticioni bën mirë, sidomos kur përpara kemi objektiva të mëdha” ka thënë fillimisht ai.

“Kështu që, askush nga ne nuk planifikon të largohet. Thashethemet rreth marrëveshjes me skuadra të tjera janë të pa vërteta” ka thënë tutje Branchini.

Patrick Cutrone ishte një nga lojtarët që shënoi progres të madh vitin e kaluar, por me ardhjen e Krzysztof Piatek në skuadër, gjërat kanë ndryshuar paksa.

Komento: