
Mezil Ozil ka folur për të ardhmen e tij tek Arsenali.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Ozil, ka pasur dy vite mjaft të vështira në ‘Emirates’, duke mos pasur hapësira nën urdhrat e Unai Emery.
Situata ka filluar të përmirësohet për mesfushorin pas ardhjes së Mikel Arteta, por akoma nuk është më e mira e mundshme.
Ai së fundmi ka folur për të ardhmen e tij, ku ka bërë të ditur se planifikon qëndrimin së paku deri në fundin e kontratës, kurse sa i përket pjesës tjetër, ka thënë se nuk parashikon dot të ardhmen.
“Pas këtij sezoni, unë kam edhe një vit tjetër, kështu që pas atij, unë do ta di se çfarë bëj, pasi nuk mund ta shoh të ardhmen” ka thënë Ozil, transmeton lajmi.
“Gjëja që mund të bëjë është të jap gjithçka për skuadrën, për veten, të jem i suksesshëm dhe të shoh se çfarë ndodh” ka shtuar turko-gjermani.
Ozil lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’, dhe emri i tij lidhej me Superligën e Turqisë, por në fund lojtari mbeti me ‘Gunners’.