A po largohet nga Barcelona? Ter Stegen flet për të ardhmen e tij

12:17 | 24 Shkurt 2020

Poriteri i Barcelonës, Ter Stegen ka folur për të ardhmen e tij në ‘Camp Nou’.

Ter Stegen është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij dhe sigurisht se Barcelona dëshiron ta bilndojë atë.

Portieri gjerman ka dhënë së fundmi disa komente, ku ka bërë të ditur se nuk nxitohet për vendimin rreth rinovimit.

“Unë kam dy vite të mbetura në kontratën time. Unë dhe familja jemi shumë mirë këtu, jemi në shtëpi” ka thënë Ter Stegen, transmeton lajmi.

“Qëllimi është të vazhdojë, filozofia dhe ideja po ecin mjaft mirë. Për moemntin, ka bisedime, por nuk ka nxitim nga ana ime” ka shtuar gjermani.

Ter Stegen është i padiskutueshëm në portën e skuadrës kampione të La Liga.

Komento: