A po largohet nga Chelsea, ylli i skuadrës jep lajmin e madh

22:20 | 20 Shkurt 2020

Duket se Willian do të vazhdojë të qëndrojë tek Chelsea.

Willian ka bërë edhe një herë të ditur se cilat janë synimet e tij për të ardhmen në futboll.

Mesfushori brazilian ka shfaqur edhe një herë dëshirën e tij të madhe për të qëndruar te skuadra e Chelsea.

Kontrata e brazilianit me ‘Blutë’ e Londrës është drejt fundit, por lojtari po pret për një ofertë rinovimi.

“Kam gjashtë vite që luaj me Chelsea. Jam shumë i lumtur këtu. Të lumtur janë edhe familja ime” ka thënë Willian..

“Kështu, Londra është ku dua të qëndroj. Ky është vendi ku kam familjen. Dua që vajzat e mia të rriten këtu” ka shtuar tutje ylli brazilian.

Willian kërkohet me ngulm nga Barcelona tash e disa merkato, por duket se zemra e tij është ‘e kaltër’.

Komento: