A po largohet nga Inter, mësohet gjithҫka për të ardhmen e Moses

20:38 | 04 May 2020

Është mësuar gjithҫka rreth të ardhmes së lojtarit të skuadrës së Interit.

Victor Moses do të vazhdojë ta veshë fanellën e Interit.

Të paktën kjo është dëshira e Antonio Contes, i cili shpreson që klubi t’ia bëjë realitet.

Ai erdhi në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit, por tani Calcio Mercato raporton se Conte e do në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Chelsea kërkon të paktën 10 milionë funte për lojtarin, i cili ka kontratë me Blutë deri në vitin 2021.

Komento: