A po largohet nga Milani, vjen lajmi i fundit nga Donnarumma

21:06 | 10 April 2020

A po largohet nga skuadra e Milanit, vjen lajmi i fundit nga Donnarumma.

Portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma, është para një dileme të madhe.

Donnarumma është afër fundit të kontratës së tij me Milan dhe emri i tij ka filluar të lidhet me skuadra të ndryshme.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Gigio duhet të zgjedh mes besnikërisë së tij ndaj Milan dhe ambicieve të tij personale.

Kontrata e Donnarumma me Milan do të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe portieri nuk është akoma afër marrëveshjes së re.

Mungesa e marrëveshjes do të thotë se Milan duhet të fitojnë para nga kartoni i lojtarit gjatë verës, për të mos e humbur atë me parametra zero në verën e ardhshme.

Donnarumma ka qenë gjithmonë me Milan dhe nuk ka hezituar asnjëherë të shpreh dashurinë e tij për këtë skuadër, por klube më kompetitive se Milan janë në kërkim të tij.

Mbetet të shihet nëse Gigio do të zgjedh besnikërinë ndaj Milan ose përmbushjen e ambicieve të tij personale.

Komento: