A po largohet nga PSG? Neymar bën veprimin e papritur

17:19 | 24 Prill 2019

Neymar e ka postuar në rrjete sociale një mesazh enigmatic për të nxitur dyshime se po largohet nga skuadra mirëpo e ka fshirë menjëherë.

Ylli i PSG-së, Neymar, fundjavën e kaluar është rikthyer në fushë pas qëndrimit jashtë saj për disa muaj, në fitoren e skuadrës së tij kundër Monacos me rezultat 3:1.

Neymar në këtë ndeshje u paraqit vetëm në pjesën e dytë, ndërsa heroi i fitores së PSG-së ishte Kylian Mbappe, që shënoi tri gola.

27 vjeçari brazilian që në vitin 2017 nga Barcelona u transferua te PSG, vazhdimisht ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij me disa deklarata.

Ai të njëjtën gjë ka bërë edhe me një postim në rrjetet sociale, postim të cilin e ka fshirë menjëherë.

“Unë jam duke ardhur, projekti i ri”, ka shkruar Neymar, që çuditërisht menjëherë ka larguar këtë postim.

Lojtari jo pak herë është lidhur me një rikthim në La Liga, ku po kërkohet nga Real Madrid./LAjmi/

Komento: