A po largohet nga skuadra? Ylli i Barcelonës jep lajmin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A po largohet nga skuadra? Ylli i Barcelonës jep lajmin e madh

11:25 | 31 Janar 2019

Ivan Rakitic u përfol shumë për një largim të mundshën nga Barcelona.

Ai më në fund ka folur rreth të ardhmes së tij.

Ivan Rakitic është duke u lidhur me një largim nga Barcelona në fund të këtij sezoni, ndërsa është deklaruar rreth të ardhmes.

Mesfushori kroat ka thënë se ai që disa herë është duke u bërë pjesë e thashethemeve për largim nga skuadra katalonase, por që është i lumtur në Camp Nou.

“Që kur kam ardhur këtu, nuk e di se sa herë më kanë larguar dhe më kanë kthyer sërish këtu”, tha Rakitic pas fitores së Barcelonës 6 me 1 ndaj Sevillës në kuadër të Kupës së Mbretit, përcjell lajmi.net.

“Unë jam më shumë se i lumtur këtu, andaj qëllimi im është të qëndrojë edhe më gjatë.

“Jam takuar me presidentin e klubit për të biseduar për kontratën time të re, andaj o të shohim çfarë do të ndodhë.”, ka shtuar më tej kroati.

Komento: