A po largohet Ribery nga skuadra, Bayern Munich jep përgjigjen përfundimtare

13:39 | 05 Maj 2019

Bayern Munichut duket se do t’i vije një kohë e vështirë.

Më herët gjatë këtij viti ishte Arjen Robben ai që kishte konfirmuar se do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.

Meqë vuan nga një lëndim, holandezi besohet se veçse ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me liderët e Bundesligas dhe tashmë është duke bërë llogaritjet për të ardhmen.

Por, përveç Robben, skuadra e Bayern ka konfirmuar se edhe Franck Ribery do të largohet në fund të këtij sezoni, pas 12 viteve me skuadrën.

Ribery dhe Robben kanë udhëhequr skuadrën e tyre në triumfet në Bundesliga, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Dyshja njihej nga tifozët e Bayern me emrin ‘Robbery’ që është kombinimi i Robben – Ribery.

Sigurisht, skuadra ka fondin e duhur të lojtarëve me emrat si Kingsley Coman apo Serge Gnabry që të tentojë për t’i zëvendësuar dyshen ikonike të skuadrës.

Nuk dihet akoma nëse Ribery do ta vazhdoj karrierën e tij me ndonjë skuadër tjetër, ose nëse ky do të jetë fundi për të.

Komento: