A po na pret një Barcelonë holandeze?

19:16 | 20 August 2020

Emërimi i trajnerit të ri në stolin e Barcelonës, duke se do të ndryshojë edhe përbërjen e futbollistëve në fushë.

Trajneri i ri, holandezi Ronald Koeman, ka filluar të shpreh dëshirat e tij për transferimin e lojtarëve të rinj.

Si transferin e parë, Koeman ka përmendur futbollistin e Ajaxit, Van De Beek.

Pas tij, trajneri blaugran po mendon edhe për një tjetër holandez në mesfushë.

Ndonëse nuk ka shumë kohë që Barcelona ka nënshkruar me mesfushorin boshnjak të Juventusit, Miralem Pjanic, Koeman po mendon për një mesfushor holandez, shkruan var kosova.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.

Mbetet të shihet se a do t’i plotësohen dëshirat ish-trajnerit të Holandës që të sjell futbollistët e tij në skuadër.

Komento: